Me moton ‘Dibra në rrezik’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal në një takim me qytetarët e Peshkopisë, nga ku theksoi se edhe 32 vite pas rënies së komunizmit Shqipëria është në udhëkryq. Sipas tij në vetëm 8 vite e fundit janë larguar më shumë se 740 mijë shqiptarë drejt vendeve të BE-së.
“Greqia pas Luftës së Dytë Botërore ra në luftë civile. Nuk ka asgjë më të keqe për një komb, 1 milion grekë u larguan. Kurse ne për 8 vite jemi larguar 26-27% e banorëve nga Shqipëria. Jemi në rrudhje të madhe, në shkretim, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja”.
Përgjegjës për këtë shpopullim ai bëri qeverinë, e cila sipas tij me politikat e saja po varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po pasuron oligarkët.
“Rrallë mund të gjesh një vend tjetër që të ketë pasuritë që kemi ne. Por ne biem me shpejtësi në rroga dhe pensione sepse kjo qeveri ato pasuri i shfrytëzon me oligarkët e saj, të cilët e pasurojnë qeverinë, por mjerojnë qytetarët”.
Shteti sipas tij është kthyer në një makineri të tmerrshme vjedhje dhe për këtë ai iu referuar rastit të inceneratorëve.
“A mund të ndodhë që një kryeministër të firmosë 420 milionë euro për djegësa dhe të mos ketë sot asnjë djegës në punë? Dhe si përgjigjet: Po, ashtu firmos unë fap e fap! Por ato janë miliarda të këtyre njerëzve dhe të të gjithë shqiptarëve. Ti di se çfarë bën, por ti vjedh, prandaj ikin shqiptarët nga Shqipëria”.
Ai u ndal edhe te projekti i hidrocentralit të Skavicës për të cilin tha se është një rrezik i madh për Dibrën.
“Të ngrihesh sot me mendjen e Enver Hoxhës, dhe që kishte vendosur t’i merrte 40 fshatrat e Luginës së Drinit dhe t’i çonte në Hoxharë, por atje nuk i doli toka tamam, dhe të thuash se po ndërtoj dhe përmbyt, për Dibrën dhe Shqipërinë hyn në histori një nga kriminelët më të mëdhenj të historisë.”
Më herët Berisha ishte edhe në Bulqizë, ku mori pjesë në inaugurimin e Teqesë në Homesh./klan.al/
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A