Ish-kryeministrii Shqipërisë, Sali Berisha thotë se ndryshimi më 14 maj është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.
Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Cërrik, Servet Duzha, Berisha u shpreh se siguria dhe mirëqënia e shqiptarëve është në rritje.
“Nuk i takon thjeshtrës së kryeministrit të fitojë shumicën e tenderave për projektimet. Por këta nuk kanë kod, nuk ndjekin asnjë kod, asnjë ligj dhe në këtë mënyrë, ka një vjedhje e shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike. Ndaj dhe ky ndryshim me 14 maj, është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, për Cërrikun, siç është ajri për zogjtë.
Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë. Por u bëj thirrje shqiptarëve të cilët e ndjenjë veten se këto 8 vite, siguria e tyre nuk është kurrë ajo që ka qenë, mirëqënia e tyre ka ardhur në rënie. Me rrogat dhe pensionet e tyre, blejnë shumë më pak se 8 vite më parë, se biznesi i tyre është kufizuar, të votojnë ndryshimin. Përndryshe, vitin tjetër dhe çdo vit ne do të shkojmë thellë e më thellë në dramën tonë”, theksoi ai.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...