Berisha: Misioni nuk ndërpritet, Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë

13:00 | 8 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Në konferëncën me gazetarët një ditë pas protestës së opozitës të mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i Partisë Demokratike është shprehur se misioni nuk do të ndërpritet.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

“Data 7 do të shënohet në memorien e kohën dhe të revulucionit si një datë historike, si një datë në të cilën shqiptarët befasuan kombin dhe botën. Dy gjëra nga ajo protestë dua të ju them: Qytetarët do më thoshte një mik i imi, ajo që më bëri përshtypje, është se i thonit njëri-tjetrit sa mirë ke bërë që ke dalë. Pra, e ndjenin një detyrë madhore dhe e dyta secili është larguar me bindjen për t’u kthyer përsëri, misioni nuk ndërpritet. U larguan të qetë dhe paqësorë dhe i dhanë një mesazh të një force të jashtëzakonshme Ramës: Largohu nga pushteti je vjedhës, je kapur në flagrancë me vjedhje me firmën tënde ke firmosur për djegësat, afera e djegësave bëhet dhe më e turpshme dhe më e paimagjinueshme. Oraganizata e tyre ka në krye Ramën, por Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Flagranca me djegësat është shkaku më madhor. Mirë është të dëgjojë zërin e qytetarëve. Tubimi i misonarëve ka fuqi nukleare. Misionar bëhet çdo njeri në kohën dhe thirrjen e caktuar. Ishte një thirrje e brendshme, një thirrje e vendit”, deklaroi Berisha./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme