Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të diel se duke filluar nga protesta e 7 tetorit, mosbindja civile do të jetë pa ndalim.
Ai u shpreh se kjo mosbindje është përgjigjja e vetme që opozitarëve u ka mbetur kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe qeverisjes së tij.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve një ditë para protestës, Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestë dhje mosbindje civile deri sa të vendoset qeveria teknike.
Mesazhi i Berishës:
Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për betejë, sot të gjithë si shqiptar, kemi edhe arsye të përbashkëta për bashkim.
Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për të shpëtuar demokracinë. Sepse është mungesa e zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda deri tani. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për dinjitetin e tyre. Sepse jeta në diktaturë, nuk ka dinjitet miqtë e mi. Nuk ka dinjitet, kur i kursen fëmijës vaktin ditor të ushqimit edhe hesht për këtë.
Nuk ka dinjitet, kur paranë e fituar me ndershmëri dhe lodhje, të vidhet me taksa. Të vidhet me gjoba të tepruara. Dhe këto para më pas shkojnë në fluturime me avion taksi të Edi Ramës. Shkojnë në oborre përrallore 4 milionë euro, në zyrën e Edi Ramës. Shkojnë në ndërtimin e hoteleve luksoze të Erion Veliajt. Shkojnë në xhepat e bashkëshortit strategjik të Olta Xhaçkës. Nuk ka dinjitet miq, kur trafikanti me krahët e mbrojtura nga narko policia, të kanosët si të ishte padroni yt. Kur qytetari jeton si skllav, mezi shtyn muajin. Ndërsa Edi Rama ministrat dhe trafikantet e tyre jetojn si mbret.
Nuk ka dinjitet, kur shef një deputet të ri, që burgoset sepse të informoi ty, se vëllai i ministrit të brendshëm është i dënuar për trafikim kokaine dhe vazhdon i qete trafiqet ne Vlore
Nuk ka dinjitet, kur gëlltit çdo poshtërim, kur pranon çdo të keqe, vetëm se kërcënohesh me një rrogë që nuk del as për nevojat jetike. Por mbi të gjitha, shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për Shqipërinë. E cila nga një gjenocid i butë i kalkuluar, është pakësuar në frymë plot 40% për 10 vite.
Prandaj mosbindja civile që nis nesër, në datën 7 tetor, ora 6, shënon një gur kilometrik në
historinë e demokracisë së Shqipërisë. Sepse nesër jo vetëm fillojmë paralizimin e narkoshtetit, por vendosim një precedent për demokracinë tonë, për pasardhësit tanë, se kur e keqja na kërcënon, ne reagojmë. Se kur të drejtat tona shkelen, ne sulmojnë, ashtu si çdo popull europian garanton demokracinë e tij.
O sot o kurrë për vote e lire është radha jone.
Miq nëse Europa na mëson një gjë, është se demokracia fitohet nuk të jepet. Prandaj kur popujt europian paralizojnë jetën për 5% të halleve tona, shqiptarët nuk do të ketë asnjë hezitim, asnjë kompleksim për të kërkuar të drejtat e tyre themelore të njeriut. Si Parti Demokratike ne jemi mbi 600.000 shqiptarë. Si front opozitar ne jemi shumica numerike e Shqipërisë. Ne kemi gjithë forcën. Ne kemi gjithë përgjegjësinë për ti dal zot vendit.
Prandaj edhe një herë, ftoj çdo shqiptar, në datën 7 tetor, ora 18/ ne marshimin drejt Tiranes
Pa fjalime. Sepse kjo është beteja e gjithë shqiptarëve. Duke filluar nga nesër. Mosbindje civile, pa kthim. Deri në qeveri teknike. Sepse vetëm me qeveri teknike, garantohen zgjedhjet e lira. Vetëm me zgjedhje të lira, rotacioni i vonuar realizohet. Dhe vetëm me rotacion, Shqipëria shpëton!”,-tha Berisha.
Kujtojmë se kreu i opozitës ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhejtorit 2023. Ai akuzohet për çështjen “Partizani”./euronews.al
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...