Berisha mbetet jashtë PD, Kuvendi rikthen të gjithë të përjashtuarit e Bashës, por jo ish-kryeministrin

12:42 | 16 Prill 2024
KRG

Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore, por vendimi qe mban firmën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën zyrtarisht në organin që ai drejton nuk është pasqyruar në faqen e Kuvendit.

Top Channel konstaton se Kuvendi  reflektuar  pjesërisht shkresën që kryetari i grupit demokrat dorëzoi një javë më parë duke përfshirë disa të përjashtuar, si Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, apo dhe Tritan Shehu,  por jo Sali Berishën, i cili ne faqe figuron si  pjesë e deputeteve jashtë grupeve parlamentare.

I pyetur nëse kishte dijeni sepse Berisha figuronte jashtë grupit, Gazment Bardhi u shpreh: “Komunikimi i grupit parlamentar është i qartë, besoj se është një çështje e tejkaluar problematika brenda PD-së. Çdo tentativë për të zhvendosur vëmendje nga tema që janë në interes të qytetarëve për të rikthyer vëmendjen tek përçarja nuk do të marrë vëmendje tonë. Grupi i PD-së është bashkuar që në 5 shtator 2023”.

Pas shpalljes non grata të Sali Berishës  nga sekretari amerikan i shtetit Blinken në  majin e 2021, vendimi i parë i Lulzim  Bashës ishte përjashtimi i liderit historik nga grupi parlamentar e më pas edhe nga partia.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme