Ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar pasditen e së martës një konferencë për gazetarët, ku ka treguar gjithë rrugëtimin e Komisionit të Rithemelimit prej 10 shtatori e deri në 30 prill.
Ai tha se sapo nisi kjo lëvizje premtimi i [arë që u bë ishte vota e lirë, premtim i cili sipas tij u konkludua në 30 prill me zgjedhjen e anëtarëve të këshillit Kombëtar Demokrat.
Berisha deklaroi se ishte kjo lëvizje e cila riktheu në Shqipëri votën e lirë, e cila ishte zhdukur nga Rama dhe Basha.
“Jam sot para jush për të paraqitur disa nga tiparet më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 prill. Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizjeje premrtimet më të parë gjatë saj do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë. Në fillim dhe më pas në mënyrë të përsëritur theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë, ky ishte zotimi ynë solemn. Mund tu them se nga ato ditë deri sot PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë, Kuvende gjigante, referendume të papara, kaloi në zgjedhjet në çdo seksion, grupseksion , degë dhe sëfundmi në Kuvendin e datës 30 prill bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm pas Kuvendit Kombëtar që është Këshilli Kombëtar i PD,. Në të gjithë këtë proces ka patur dominim absolut vota e lirë. Ju e keni ndjekur atë, ju nuk gjeni një rast të vetëm që të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre se pata një presion qoftë dhe më të voglin nga sipër për të votuar në këtë apo atë numër, për të votuar në këtë apo atë mënyrë. Kjo mendoj unë përbën përmbushjen e një zotimi të një rëndësie themelore jo vetëm për PD-në po për shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumë mujor është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura në mënyrë absolutë asnjë prej tyre i sugjeruar i përzgjedhur apo të themi i emëruar nga instancat e epërme të kësaj partie. Që të gjithë pa përjashtim kanë qenë propozim i anëtarësisë për të marrë pjesë në garë. Pra jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike por ua arkivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci apo presidencokraci. Unë mund tu them ju se pa këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve dhe demokrateve”, deklaroi Berisha./abc.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...