Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Çim Peka LIVE se deklarata e Lulzim Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD.
“Ua them me sinqeritet dhe fakte. Unë që në fillim u kam kërkuar që PD të mos merret me çështjen e non-gratas. Basha nuk shkoi në Këshill Kombëtar se e dinte nuk do kalonte vendimi i tij dhe ai duhej të jepte dorëheqje,” tha Berisha.
Sipas tij, lëvizja që do të nisë ai do të ketë synim që për këtë çështje të shprehet baza e partisë.
“Do bëj gjithçka që PD të dalë nga ky proces edhe më e madhe, edhe më e fuqishme. Me kushtin që të shprehet anëtarët e thjeshtë që të mos copëtohet partia.
Lëvizja mbyllet ashtu siç votoi anëtarësia. Unë kam për qëllim të shpëtoj Partinë Demokratike nga një situatë tejet e rëndë, e krijuar nga një vendim i paimagjinueshëm për një kryetar partie. E kam një lëvizje për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e saj.
Do filloj ‘foltoren’ me anëtarësinë. Çfarëdo që të caktojë anëtarësia, ne do i nënshtrohemi.
Anëtarësisë së partisë do i kërkoj atë që ka shprehur, vlerësimin e vendimit,” tha Berisha./syri/
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...