Ish-kryeministri Sali Berisha të dielën në darkë ka deklaruar se Policinë e Shkodrës po e drejton një kriminel dhe trafikant droge.
Përmes një shënimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se një narko-trafrikant, i quajtur Bardhok Plani, i lidhur direkt me kryeministrin Rama (Noriega) udhëheq Policinë e Shkodrës.
Ky denoncim vjen në kuadrin e gjithë mesazheve të ardhura në adresë të tij nga qytetari digjital, ndërsa ky i fundit, deklaron se personi Bardhok Plani edhe pse është në kërkim nga policia, po qëndronte me telefon në dorë, duke kërkuar informacion tek shefat e policisë, si dhe duke bërë ekspertin në vendngjarje.
Referuar denoncimit, theksohet se policët e kanë të vështirë për të bërë detyrën, pasi personi në fjalë ka lidhje të forta me politikën, si dhe ushtron një aktivitet kriminal në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Shënimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha, vijon si më poshtë:
Narkotrafikanti, famozi në kërkim Bardhok Plani, lidhje direkt e Noriegës, udhëheq policinë e Shkodrës!
Lexoni mesazhin e inspektorin dixhital. sb
“Mirmrama doktor,te uroj t’jesh mire. un qe po te shkruaj jam nje punonjes policie te qytetit Shkoder. dua te denoncoj nje rast qe ka ndoshur ne qytetin e shkodres sot ku esht vrare nje person ne makine.me te shkuar ne vend ngjarje morme cdo mase nga ana ligjore per shoqerimin e deshmitarve ne vend ngjarje deri ketu esht krejt mire.por pas pak kohesh vume re ne vend ngjarje ishte shtetasin Bardhk Plani nje kontigjent policie i njohur ne mbar vendin per trafik lendesh narkotike si lidhje e Mark Mark Frrokut,i cili ka qen ne automjet me ate kur i shpetoj arrestimit dhe u lirua me urdher dirket te Edi Rames.Megjithse gjoja ishte ne kerkim nga policia,sot ai po rrinte me telefon ne dore dhe shum i shqetsuar,madje duke kerkuar informacion tek shefat e policise,dhe duke bere ekspertin ne vend ngjarje.ne si punonjes policie nuk arrijme me ba detyren pasi ky person asht lidhje e fort e politikes,si dhe ka aktivitet kriminal ne trafikun nderkombetar te droges.ketij shtetasi sot ne vend ngjarje ju bahte sehir nga shefat e policis,duke mos mundur me marr mundimin as per ta shoqeruar si deshmitar ne vend ngjarje, ose person qe tregon rrethanat e ngjarjes,pasi asht lidhje direkte ose indirekte me viktimen.po ti dergo dhe 2 foto qe vertetojn se ky person kontigjent i krimit qendronte ne vend ngjarje me punonjes policie.”/opinion/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...