Berisha: Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit

09:20 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të vendimit të Kuvendit, sipas te cilit ish- ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk duhet të dilte jashtë shtetit, ndërkohë qq është nën hetim për trafik droge.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se Kuvendi duhet të mblidhet me urgjencë dhe t’i heqë mandatin Tahirit, transmeton Klan Kosova..

Ky është statusi i plotë i Berishës:

Heqja e mandatit te Tahirit eshte emergjence kushtetuese!

Te dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili nder te tjera nuk e lejonte ate te largohej nga Shqiperia. Me kete akt te rend antikushtetues ai ka humbur te drejten e mbajtjes se mandatit te antarit te parlamentit.Kete vendim te votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnje institucion tjeter perveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit perben shkelje madhore kushtetuese, por per Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit jane leter pa vlere.

I bej thirrje parlamentit te mblidhet me urgjence per heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit Saimir Trafiku, ose te vendose veteshkrijen e tij! sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme