Berisha: Kur të vijmë në pushtet do ulim taksat

21:00 | 9 Qershor 2022
L G

Gjatë një takimi me intelektualët në Elbasan, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se në 9 muajt e fundit PD kaloi në një proces rithemelimi, duke ringritur në këmbë partinë, ndërsa ka analizuar edhe mesazhet e samitit në Ohër të Open Balkan.

“Në një hark kohor 9 mujor, ndoshta dhe të zgjatur më shumë se duhej, PD kaloi një proces rithemelimi. Vendosi disa rregulla, ndryshime thelbësore statutore, sot të gjithë drejtuesit tuaj janë tuajit, i keni zgjedhur vetë dhe nuk do caktohen më nga ne. Kjo ka një vlerë të madhe sepse zhdërvjelltëson format e përfaqësimit. Të zgjedhurit do t’u shërbejnë ju, dhe ky është hapi i parë i rëndësishëm, por ama, po ta marrim në realitet ne në këtë periudhë kemi ringrit në këmbë PD, se kishte kaluar nga disfata në disfatë, dhe në fund në mënyrën më të padenjë po shndërrohej në një shtojcë të PS.

Këto arritje kërkojnë me etje të madhe, hapjen e PD drejt vlerave, njerëzit që kanë ideale, të ndershëm, që e kuptojnë se dashuria për këtë vend është kusht elementar. Sot më shumë se kurrë ky interes është në kërcenim, kjo është një e vërtetë absolute. Në memorien time nuk di një moment në të cilin interesi kombëtar, i qytetarëve, biznesmenëve, e me radhë, të jetë përkeqësuar, rrokullisur sinkronisht në këtë mënyrë”, tha ai.

“Takimi i Ohrit, cilat ishin mesazhet? Mesazhet ishin katastrofë. Në një anë i dilej zot atij që nuk e njeh gjenocidin. Ai që nuk e njeh gjenocidin është kriminel për definicion, i gatshëm për ta kryer atë sa herë të ketë mundësi. Sepse ai e quan gjë të mirë atë, ai e quan krim të dobishëm. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë, kurrë, njeri që në një samit, duke pasur aty si padron Vuçiçin të thoshte se të merremi tani se ke vrarë këtë, ke therur atë sikur të ishin njerëzit, më falni berra dhe jo njerëz për një kasaphanë njerëzore. Ky ishte një moment, shumë i rëndë. Nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për viktimat e gjenocidit. Ti je një fatkeqësi njerëzore, jo kombëtare që flet në këtë mënyrë.

Bujqësia ka përfituar…Që ta thotë një njeri normal s’mund ta thotë kurrë, statistika tregon, po atë ditë në atë takim se eksportet serbe në Shqipëri bujqësore janë rritur 48% në 4 muaj. Serbia ka eksportuar në Shqipëri 18 mld, kundrejt Shqipëria ka eksportuar në Serbi 8 mld, nga të cilat janë plehra kimike që nuk i blejnë dot fermerët shqiptarë që tregtarët e tyre iu kanë ngel stoqe se kanë çmime të shtrenjta. Si mund të thuash këtë. A ka interes këtu publik? Ne kemi 40% të popullsisë në fshat, a i dëgjojnë këta njerëz sirenat. Çdo të thotë për një fshatar të therë lopën e racës, masivisht, shko kudo. Ky jo që nuk qan hallin e tyre, por u thotë fitoi bujqësia”, shtoi Berisha.

Teksa ka folur në lidhje me sistemin e taksave në vend Berisha ka premtuar se në momentin që do të rikthehet në pushtet, PD do të ulë taksat.

“Koncepti i kësaj qeverie për taksën është ndëshkim dhe në kuptimin që siç e shprehu sot në parlament Rama, bordet janë komuniste por të dobishme. Kjo u tha sot para shqiptarëve në Kuvend. Bordet që gjobisin qytetarët dhe rrisin çmimet sipas interesit të oligarkëve janë të dobishëm. Të tatosh me 23 përqind profesionet e lira do të thotë të shkatërrosh biznesin e tyre dhe shtresën e mesme.

Kjo bën që të largohen edhe ata si mijëra mjekë e agronomë. Do të bëjmë gjithçka nëse kemi vota, do të ketë vetëm ulje. Jemi parti e taksave të ulëta. Kemi nisur që në 93. Kodi po të kesh votat shndërrimin në një kod tatimor të palëvizshëm do të ishte një arritje e madhe”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme