Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të investigohen përfitimet e kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur i bindur se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se shumë shpejt do të nisë edhe aksionin e tij për të “ndëshkuar” numrin një të Partisë Demokratike.
“Në kohën time SHBA nuk i ka caktuar dot kryetarët e partive. Interesi i tyre është interesi ynë. Secili ka interesin e tij. Por në mënyrë absolute nuk mundet që të caktohen kryetarët e partive. Nëse ju mendoni që një shtet tjetër mund t’i caktojnë deputetët dhe kryetarët e partive, kjo është fundi i sovranitetit të këtij vendi.
Cili është aksioni kundër Lul Bashës? Rivendosja dhe konsulta me anëtarët e PD, aktivistë, drejtues për mënyrën si Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë.
Marrëveshje Rama-Basha? Dyshime kam pasur. Por nuk e kam ditur që ka marrëveshje. Ramës i duhet fasada. Luli bashkon forcat me Ramën kundër Sali Berishës. Çfarë fiton tjetër nga ato të nëndheshmet? Bëni ndonjë investigim. Lul Basha s’mund të sillet kështu. Do e çoj këtë çështje deri në referendum” – tha Berisha.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...