Sali Berisha do të mbledhë ditën e nesërme në orën 12:00, Kryesinë e Partisë Demokratike.
Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, ku do të diskutohet rreth situatës politike në vend.
Gjykata e Apelit vendosi të premten që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.
Pas verdiktit të gjykatës, Berisha në një deklaratë për media tha se vendimi ishte politik.
“Sot Edi Rama dha vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit. Gjykata lexoi vendimin e përgatitur me kohë nga Rama. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë.
Do mbledhim së shpejti forumet drejtuese dhe do marrim të gjitha vendimet e duhura për të vijuar misionin tonë në mënyrën më të fuqishme”, theksoi ai./euronews
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...