Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Shqipërisë, Sali Berisha ishte mysafir në emisionin e tij të preferuar nga Kosova në Kojshia Show.
Berisha thotë se sa ka qenë në pozita pushteti askujt nuk i ka kryer ndonjë favor në këmbim të parave.
Ai thotë se këtë gjë nuk e ka bërë as sa ka shërbyer në profesionin e mjekut.
Deputeti i PD-së nuk ka hezituar të tregojë në detaje pasurinë që posedon.
“Le ta dijë çdo shqiptarë pasurinë e Sali Berishës: një apartament 34 metra më të madh se ai që kam pasur në diktaturë. Kam pasur një apartament 90 m2, sot kam një apartament 124 m2. Kam gjithsejtë 100 mijë euro të kursyera në këto 30 vite dhe atë bashkë me gruan. Kam një makinë të marrë me lising nga PD dhe nuk kam asnjë qindarkë tjetër. Kushdo që gjen diçka tjetër që kam le ta shndërrojë në vepër kriminale”, tha Berisha, përcjell Telegrafi.
“Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën pediatre në lagjen më të vjetër të Tiranës. Asnjë ditë të vetme nuk ka qenë anë tyre e ndonjë bordi dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë se nga rroga e saj”.
Berisha thotë se edhe pse bashkëshortja ka pasur mundësi të punojë në sektorin privat e të fitojë shumë para por sipas tij ajo ka zgjedhur të bëjë punë falas në ndihmë të njerëzve.
“Jam i vetmi politikan shqiptarë që kam deklaruar se marr përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë fëmijët e mi. Nuk ka njeri që mund të faktojë se fëmijët e mi kanë marrë para nga sektori publik, pos djalit që ka punuar vetëm katër muaj në shtet. Vajza ka qenë avokate pa asnjë lidhje me sektorin publik”, tregon ndër të tjera Sali Berisha.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...