Berisha: Ka një armik të egër sot për çdo shqiptar dhe ky është Edi Rama

00:39 | 6 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur nga jashtë Parlamentit se largimi i mazhorancës aktuale është shpëtimi i Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ka një armik të egër për çdo shqiptar dhe për Kryetarin e PD-së ky është Kryeministri i vendit Edi Rama.

Sali Berisha: Parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin sepse është shndërruar në mbështetje të një regjimi që mashtron me gjithçka dhe vjedh qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim të madh këtë seancë dhe kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit në ekonominë shqiptare. Ligji për amnistinë fiskale për të cilin flet me të madhe Edi Rama, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, ligji për drogën, kanabisin. Ka një kujdesje të veçantë që të sanksionohet me ligj apo krimi të kapë ekonominë shqiptare. Largimi i kësaj mazhorance është shpëtimi i Shqipërisë, ka një armik të egër sot për çdo shqiptar dhe ky është Edi Rama në të gjitha rrafshet.

Berisha theksoi se vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë, teksa shtoi se Kryeministri Rama i ka kohërat e numëruara.

Sali Berisha: Secila ishte PD dhe cila është PD ju patë rastin ta shihnit. Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë dhe Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Ai do të japë llogari për të gjitha vjedhjet monstruoze që ka bërë dhe ato vepra bëjnë dekada dënim për Ramën. Opozita është në betejë me Edi Ramën. Kryetarja e Kuvendit është thjeshtë një instrument në duart e tij. Çdo gjë është e përcaktuar nga njeriu që vendosi monizmin dhe duhet të ikë në mënyrë që Shqipëria të vendosë sistemin demokratik pluralist./tvklan.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme