Një ditë para protestës së madhe që ka njoftuar opozita, Sali Berisha ka postuar një video mesazh, në të cilën numëron arsyet se pse shqiptarët protestojnë kundër qeverisë dhe Ramës.
“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë.”- thuhet ne mesazhin e videos qe ka postuar Berisha.
Me tej, ne video lexohet: “Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë. Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë.”/lapsi.al/
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...