I ftuar në “Real Story” në “News 24”, avokati Spartak Ngjela tha se vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, do e forcojë atë politikisht.
Me Bashën sipas Ngjelës PD shkon drejt ringritjes, ndërsa me Berishën do të shkojë drejt shkatërrimit, pasi një parti në një vend pro-amerikan nuk ka sukses.
“Po të mos kishte shkelur ligjin KQZ do të ishte shumë i qetë Basha e do e kishte më të lehtë Saliu, sepse do të hidhte vendimin e KQZ në një gjykatë shqiptare. Këta janë shqiptarët që drejtojnë Shqipërinë. Për mua është shkelur ligji. Ligji shkelet dhe rrëzohet nga një gjykatë. Ka shanse që komisioni i verifikimeve të mandateve të ndalojë Berishën për të marrë mandatin e deputetëve. Fakti që KQZ shkeli ligjin, Rama e ka Saliun gogol, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet nëse nuk ka Saliun përballë. Basha është në avancë. Do të jetë i fortë Basha mori partinë, e me eliminimin e Saliut bëhet shumë i fortë, edhe në rang kombëtar. Atje kanë dalë tre veta dhe kjo nuk përfaqëson gjë. Këtu janë të dy në politikë, ose Basha do të eliminoj Saliun apo Saliu Bashën. Saliu është i dobët dhe Basha i fortë, sepse shihet ku është njëri e tjetri.
Basha në këtë aspekt është superior. Mbrojtësi i Shqipërisë, që të ka dhënë shtet s’të pranon. Politika është përkrahje e popullit. Është një shoqëri 97 % pro amerikane, nuk mund të dalësh me një parti anti-amerikane. Tani pritet të fitojë Berisha apo Basha, nëse fiton Basha partia shkon drejt ringritjes, nëse fiton Berisha do të shkatërrohet. Ne duhet të presim. Deri më tani nuk ka masivitet anti-amerikanizmi në PD”, tha Ngjela.
Sakaq, Ngjela tha se në qoftë se fiton fryma amerikane e Bashës brenda PD shumë shpejt mund të kemi zgjedhje të reja.
“Në qoftë se fiton fryma amerikane e Bashës në PD zgjedhjet i keni afër. Shënoje këtë. Të gjithë duan të shpëtojnë edhe pozicionin pro-amerikan të partisë dhe Saliut, kjo nuk bëhet. Ata janë në atë dyzim, edhe SHBA-në dhe Saliun. Saliu do e ketë në favor forcimin e Bashës. Pse? Sepse për tre muaj do të ketë zgjedhje të reja. Këta që dalin nga kriza të tilla, edhe pse i ke parë si mediokër shkëlqejnë”, përfundoi avokati.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...