Berisha: Ja pse Rama nuk shkoi në gjykatë për ndarjen e detit me Greqinë

09:10 | 17 Shtator 2020
Arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin Rubikon se pas tetë vitesh, Edi Rama është shprehur se për ndarjen e detit me Greqinë mund të shkohet në gjykatë ndërkombëtare, ashtu siç ishte lënë parimisht nga qeveria e Berishës përpara se të largohej nga pushteti.

Berisha tha se Rama nuk shkoi gjatë këtyre tetë viteve pasi gjykata do provonte se marrëveshja e vitit 2009 ishte optimale.

“Unë shtroj pyetjen se përse Rama e refuzoi gjykatën, se sot e ka pranuar?

Kishte vetëm një arsye: se gjykata do pranojë që marrëveshja është optimale. Ai kishte frikë se marrëveshja ishte optimale.

Ai kishte një mundësi të artë që të faktonte se Sali Berisha shkeli interesat kombëtare, prandaj kishte frikë të shkonte në gjykatë.

Tani Shqipëria shkon në gjykatë në Hagë, dhe në zonën ku distanca mes brigjeve është 18 km, Shqipëria merrte 12, Greqia merrte 6. Tani në gjykatë, Greqia do marrë 9 dhe Shqipëria 9,” tha Berisha.

“Në marrëveshjen e vitit 2009, koncesioni i Greqisë ishte që të qëndrojnë me 6 milje. Ata mund të thonin se do qëndrojmë me 12 milje.

Edi Rama, bashkë me ndërhyrje të tjera, e rrëzuan në Gjykatë Kushtetuese.

Fillimisht hezituan dhe më pas pranuan që të shkojmë në gjykatë. Këtë u dorëzova unë,” tha Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme