Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për mediat pas takimit që pati me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.
Berisha është ndalur tek krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë, ndërsa e ka konsideruar akt armiqësor mohimin e gjenocidit serb. Berisha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, i cili mungoi gjatë vizitës së saj dje në sallën e Kuvendit
“Shfrytëzova rastin që të diskutojmë gjerësish mbi problemet me të cilat përballen dy vendet sot. E falënderova zonjën Osmani për çështjet e mëdha që ngriti në fjalën e saj në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e ‘Zografi bis’ të gjenocidit serb përbën një akt flagrant armiqësor ndaj kombit shqiptar. Në këtë kontekst dua t’ju them se zonja presidente foli në parlament jo vetëm në emër të qytetarëve të Kosovës, por të mbarë shqiptarëve. Foli jo vetëm ne emër të qytetarëve që sot janë gjallë, por në emër të shqiptarëve që u masakruan barbarisht nga racistët serbë, nga 860-ta deri në 1999-ën. Akti i mohimit me urdhër të Edi Ramës në dokumentin e parlamentit shqiptar të gjenocidit serb, është akt armiqësor ndaj çdo shqiptari. Është një akt armiqësor ndaj njerëzimit, i cili nuk njeh falje në dënimin e krimeve kundër tij dhe gjenocidin e një populli mbi bazat raciste.”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri akuzoi Ramën, ndërsa tha se trau në Rrugën e Kombit është dhe ai një akt armiqësor i tij ndaj Veriut dhe Kosovës. Sa i takon mungesës së Ramës në parlament, Berisha u shpreh Rama e nderoi Osmanin me mungesën e tij.
“Gjenocidi ndaj shqiptarëve nga barbarët serbë, nga 1860 deri në 1999, pas holokaustit ndaj hebrenjve është forma më e egër e gjenocidit që Europa ka njohur dhe cilido që nuk e njeh këtë problem, le t’u referohet librave, historive kushtuar gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit se ku renditet krimi serb ndaj shqiptarëve përveç se antishqiptarit të tërbuar Edvin Kristaq Zografit. Përpjekja e tmerrshme që u bë për shpërbërjen e Kosovës, copëtimin e saj midis Vuçiçit, këtij serbomadhit që është absolutisht një replikë e Millosheviçit dhe Edi Ramës, këtij Zografi që s’ka interesa shqiptare, denoncimi i këtij akti është i një rëndësie historike që të mos mund të përsëritet më. Vetëkuptohet që traun në Rrugën e Kombit është dhe ai një akt armiqësor i tij ndaj Veriut dhe Kosovës. Shqiptarët duhet ta dinë që jo tani, por që në vitin 2013 falë asaj rruge, qytetarët e Kosovës kontribuonin me 320 milionë euro në PBB të Shqipërisë dhe që sot është absolutisht më i madh dhe ky njeri që nuk ka investuar një qindarkë të vetme për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vuri traun, vuri taksën për qytetarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri me një akt prej faqeziu të vërtetë. Vizita ishte e rëndësishme sepse nëse vendosim të flemë mbi varre, paqe nuk mund të ketë kurrë. Në qoftë se mohojmë gjenocidet ciklike serbe ndaj shqiptarëve ne nuk meritojmë të ardhmen, meritojmë të zhdukemi por ne nuk zhdukemi, jemi komb që e kemi faktuar këtë. E vlerësoj një bisedë shumë të rëndësishme dhe i uroj suksese Presidentes në detyrë. Ishte fjala rezolutë dhe fjala u hoq. Unë nuk kursej Taulant Ballën, por që ta fajësoj për atë që se ka bërë se bëj kurrë. Fjala u hoq para votimit dhe fjala nuk mund të hiqej kurrë pa urdhrin e Edi Ramës. E urdhëroi Vuçiçi Edi Ramën. E nderoi me mungesën e tij, ai tregoi se çfarë është. Edi Rama nuk ishte objekt bisedimesh midis meje dhe zonjës Osmani, problemet që diskutuam bashkë ishin përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të përbashkët, kundër çdo projekti që cenon integritetin e vendeve tona dhe rrugën europiane të tyre”,-deklaroi Berisha./ Opinion.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...