Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj publikisht pyetjes së kryeministrit Edi Rama se pse e votoi raportin e Dick Marty për luftën e UÇK.
Në një lidhje me “Skype” për emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, në News24, Berisha tha se hetimi ishte kërkuar nga udhëheqja e Kosovës, SHBA, BE dhe të gjithë partnerët dhe se kundërshtimi i këtij hetimi do të thoshte marrje përsipër e fajësisë.
“Mos i qeshtë buza tradhtarit të kombit, argatit të Beogradit. Ajo rezolutë kërkonte hetim dhe hetimi është kërkuar nga vetë udhëheqja politike e Kosovës. I them këtij tradhtari se hetimi është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thotë marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte. Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë. Mbi bazën e rezolutës për hetimin, Kosova ka votuar në parlament ligjin për gjykatën. BE ka rënë dakord me Kosovën për ngritjen e gjykatës së Kosovës në Hagë. I them vasalit të Vuçiç, tradhtarit që donte të ndante Kosovën dhe që po fal detin në Greqi, mos i qeshtë buza, se ka buzë të ngrirë. Gjatë qeverisë së tij dhe gjatë qeverisë sime, në Shqipëri janë zhvilluar hetime intensive. Është një marrëveshje në parlamentin shqiptar për të lehtësuar cdo hetim, së pari në asnjë rast nuk më shkon ndërmend të marr në mbrojtje krime lufte. Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportine Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit”, tha Berisha.
Në c’pozita e shihni sot Hashim Thaçin?
Unë cdo të akuzuar e quaj të pafajshëm, derisa të provohet akuza. Uroj me gjithë zemër më të mirën për zotërinjtë, të cilët ndodhen sot në Gjykatën e Hagës, dhe në besimin tim, pa një motiv të qartë të arrestuar, sepse mund të ndiqeshin secili në gjendje të lirë, pasi asnjëri nuk do të arratisej askund, nuk dua të ngatërroj qëndrimin tim politik, që nuk i heq asnjë presje, me qëndrimin ndaj akuzave, pasi kam bindjen e thellë se as ai, dhe as bashkëpunëtorët e tij, nuk janë të implikuar.
Si mund t’i vijë në ndihmë Shqipëria Kosovës në këto kushte?
Mendoj se Shqipëria me Edi Ramën vetëm të këqija mund t’i sjellë Kosovës. Le të kthehen pas 8 vite ata që na dëgjojnë se cfarë ka bërë ai? Vetëm të këqija, përpjekje makbethiane për të ndarë Kosovën. Kosova nga Shqipëria këto 8 vite nuk ka marrë në drejtim të infrastrukturës qoftë dhe një qindarkë nga Edi Rama. Ka marrë luftën e ftohtë që shpalli Rama mes Tiranës dhe Prishtinës, njësoj si në kohën e qeverisjes nga Enver Hoxha. Kështu që jam i bindur se sa të jetë EdiR ama qëndrimi i vetëm që duhet kërkuar është “mos fut hundët në punët e Kosovës”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?