Kritikat e ndërkombëtarëve për lënien e mandateve kanë qenë të shumta, përfshi edhe këtë të enjte me një reagim të Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth.
Berisha ka bërë një koment të shkurtër në lidhje me këto kritika, duke u përpjekur të shpjegojë se përse opozita ka shkuar në këtë qëndrim ekstrem. Berisha shkruan në rrjetin social se ai e kupton fare mirë qëndrimin e ndërkombëtarëve, por kjo ishte e vetmja zgjidhje që kishte opozita.
“Duke ndjekur “Opinion”. Miq, po diskutohet këto kohë lidhur me qëndrimin ndërkombëtar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me këtë problem theksoj:
Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund te mbështesë djegien e mandateve.
Se dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për te qartësuar shkaqet qe detyruan opozitën për vendimin e saj.
Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne tërësi me protestën dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtësi te rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje botërore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit te Shqipërisë tashme Kolumbi e Europes nga mafia.
Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise. Revolucioni i pandalshëm po ecen drejt fitores! Cunami i datës 16 mars do mahnise boten!” – shkruan Berisha në Facebook.
Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin g...
Pamje nga vendi ku dyshohet se vëllai theri për vdekje vëlla...
Tumoret e trurit – llojet, simptomat dhe trajtimi
Vëllai vrau vëllain me thikë, policia jep detaje se si nisi ...
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...