Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka kërkuar sot dorëheqjen e Enkelejd Alibejat nga posti i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha ka kundërshtuar vendimin e Alibeajt për të ankimuar në gjykatë kuvendin e grupit të rithemelimit të PD-së të 17 Korrikut të vitit 2021, raporton Euronews Albania.
Sipas Berishës, ndryshimet e miratuara në atë kuvend janë pranuar nga çdo demokrat, teksa shtoi se Ambasadorja amerikane, Yuri Kim mund të ketë bërë presion në gjykatë.
Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se ai mbart të vërteta të hidhura si dosja ruse.
Nga ana tjetër, Alibeaj ka thënë gjatë mbledhjes se nuk është vasal i askujt, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër Berishës.
Alibeaj i ka kujtuar liderit historik të demokratëve, faktin se është shpallur non grata dhe se prej 9 shtatorit nuk është pjesë e PD-së.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...