Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar përmes një statusi në facebook, zhvillimet e një ditë më parë në Samitin e Berlinit.
Me tone të ashpra kundër presidentit Thaçit dhe kryeministrit Rama, Berisha shkruan se “Samiti i Berlinit me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës ka zhgënjyer shumë Presidentin serbomadh Vuçiç dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfolës, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës!”.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Samiti i Berlinit dhe lajmezinjte e tij!
Miq, Samiti i Berlinit me qendrimin e tij te prere kunder Serbise se Madhe dhe coptimit te Kosoves ka zhgenjyer shume Presidendin serbomadh Vuçiç dhe argatet e tij ne kete projekt, Miladinin shqipfoles, pra argatin e tij ne Prishtine dhe Zografin bis, argatin e tij te Tiranes!
Te tre keta te mbetur duarbosh dhe te damkosur si sherrxhinj, qe per karriget e tyre duan te ndezin me projektin e Serbise se Madhe konflikte te reja ne Ballkan, perveçse me fotot e tyre fytyre nxira qe bene xhiron e mediave nderkombetare, u vune ne gare per te shperndare lajme sa me te keqija e te deklarojne se “samiti ishte i rende”, se “nuk solli asnje rezultat konkret”, se ”nuk ka pasur asnje perparim” dhe se “ishte zhgenjyes”.
Kulmin ne kete aspekt e arriti Zografi Bis qe i lejoi vetes te fallsifikoje ne facebookun e DW lajmin per takimin e tij te shkurter me pak se gjysem ore me kancelaren Merkel sepse ishte pregatitur ta deklaronte se paku 80 minutesh. Madje ne skizen e tij ai perdori çirakun e Baton Stanishiqit per te mashtruar pafytyresisht shqiptaret duke thene per hapjen e negociatave me Shqiperine pikerisht ate qe Kancelarja nuk kishte thene, gje qe doli qarte nga njoftimet zyrtare te qeverise gjermane.
Ne te vertet nje rezultati i rendesishem i Samitit ishte se keta gangstere te Ballkanit qe luftojne vetem per karriget e tyre moren ne Berlin ate qe meritonin! sb
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...