Sali Berisha ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur prej tij në 7 korrik, në orën 19:00, në kryeqytet.
Para se të hynte në seancën parlamentare, Berisha tha se shqiptarët duhet të protesojnë për interesin e tyre kombëtar, shëndetin, vendin e punës dhe xhepat e tyre.
“Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është në 7 korrik, në orën 7 të darkës në Tiranë, në rrugët dhe sheshet më të mëdha.
Do të protestojmë ndaj qeverisë dhe parlamentit. Me vendosjen e monizmit, kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare.
Me drejtuesit e lartë është konsultuar protesta, por data i është lënë në dorë shoqërisë civile”.
Më tej, ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ka ikur ende, po do të largohet së shpejti. /topch/
Pirja e çajit – kur kthehet në problem për shëndetin
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e k...
Gruda: Komisioni i Venecias i ka thënë Ministrisë së Drejtës...
Ushqimet e përditshme që ndihmojnë në shëndetin mendor
A mund ta nxitosh dashurinë?
Sekreti i Steve Jobs për ide brilante: Çfarë është “rregulli...