Në konferencën për shtyp me gazetarët kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se është në komunikim të vazhdueshëm me ish-presidentin Ilir Meta, tashmë kryetari i Partisë së Lirisë për të vijuar me marrëveshjen në kuadër të frontit opozitar.
Berisha u shpreh se do të ketë një bashkërendim të fuqishëm opozitar. Ai theksoi se bisedimet priten në çdo kohë.
Me Metën jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj se edhe kur ai ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të vendit. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partine e Lirisë”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se ka komunikuar me Metën edhe kur ishte në Presidencë edhe tani që është kryetar i Partisë së Lirisë.
” Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë”, shtoi Berisha.
Një paralajmërin pati edhe për kryeministrin Edi Rama. Berisha, akuzoi qeverinë se po abuzon me krizën energjetike, ndërsa e paralajmëroi Kryeministrin Rama se nëse çmimi i energjisë rritet, atëherë do të ketë protesta masive.
“Nëse guxon të rrisësh çmimin për konsumatorin, do të përballesh me revoltën më të madhe popullore që ka njohur. U bëj thirrje qytetarëve të përgatiten me të gjitha mundësitë, ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm për të pasuruar veten, familjarët dhe rrethin e tij. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, PD do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Edhe tani po i zbrasin digat”, tha Berisha.
Duke folur për energjinë elektrike, ai është shprehur se tenderat janë bërë në një platformë të pacertifikuar. Berisha theksoi, se çmimi në bursë është 300 euro, ndërsa 300 euro kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...