Ish- kryeministri Sali Berisha u ndal për mediat pasi takimit që pati sot me presidentin Ilir Meta.
Berisha u shpreh se kjo është një situatë alarmante pasi sipas tij Edi Rama po tenton të kapë edhe sistemin e drejtësisë.
Sipas Berishës kreu i KLP-së është një ushtar i bindur partiak i Edi Ramës.
“Në këtë takim me Presidentin u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin, që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë.
Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër, gjatë këtyre katër viteve, të paktën 20 herë më shumë Reformën në Drejtësi, sesa integrimin në BE.
Është në detyrimin tuaj t’u thoni të vërtetën shqiptarëve, se si kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, i rikujtoj se KLP e sotme kryesohet nga një individ, kunati i ndrikullës së radarëve, që është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse kërkohet të jetë magjistrat, por jo kunat.
Ai është aty për t’i shërbyer si skllav Edi Ramës. Cilido që dyshon, i bëj një pyetje: A mund të na thoni cili gjykatës, në historinë 30-vjecare të këtij vendi, ka shkelë në mbledhje partiake, ai është vetëm një, mafiozi Ardian Dvorani, në mbledhjet e PS”, tha Berisha.
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...
Man United ia cakton çmimin Rashfordit, i përballueshëm poth...
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora