Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes së grupit, ku ndër të tjera tha se po shkohet drejt situate gjithnjë e më dramatike, k fton qytetarët të ngrihen për të përmbysur regjimin.
I pyetur se çfarë do të bëjë opozita më 8 dhjetor, datë kur Partia Socialiste do të mbajë Kuvendin, Berisha tha se PD do të vazhdojë traditën e saj, atë të përmbysjes së diktatorëve.
“Emigrantët” nesër në Kushtetuese, Berisha e Bardhi: Nuk tërhiqemi nga aksioni në parlament
Zjarri në Parlament, Berisha: Shenjë e mosbindjes civile, kërcënimet nuk na dekurajojnë
Berisha thirrje shqiptarëve: Të bëjmë gjithçka që të nxisim revoltën, Rama nuk ikën ndryshe!
Ndërkohë, i pyetur se cili është skenari i opozitës për seancën e të enjtes në Parlament, Berisha u shpreh se nuk mund ta zbulojë pasi “armiku do të marrë masa”, duke iu referuar mazhorancës.
“Grupi dënon me forcën më të madhe, grushtin e shtetit brenda shtetit, që ka organizuar Edi Rama, duke marrë pushtetet brenda parlamentit. Duke bllokuar fuqinë, apo pushtetin e parlamentit për kontrollin e ekzekutivit. Pasi ka futur në xhep dhe ka skllavëruar totalisht skapin e partinë me gjykatat respektive, pra po shkohet drejt një situate që bëhet gjithnjë e më dramatike. Po shkohet drejt një situate në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen me gjithë guximin e tyre për të përmbysur këtë regjim puçist, këtë narkokraturë, që nuk njeh ligj, kushtetutë dhe asnjë rregull.”, tha ndër të tjera Berisha.
U vendos ndonjë datë për këtë protestë, z. Berisha?
U vendos, protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament. Do të devirsifikohet. Ju garantoj që shkohet në mënyrë të pashmangshme drejt protestës së përgjithshme popullore.
Cili është skenari i të enjtes, sepse të enjten miratohet buxheti nen për nen.
Nëse ne e themi skenarin sot, armiku ynë merr kundra masa. Ata masa që kanë me marrë, do të dyfishojnë numrin e gardës, nuk kanë ç’masë të marrin tjetër. Nuk marrin më 100, por marrin 200.
Do të lëshoni edhe tymuese z. Berisha?
Ne absolutisht do të dëgjohemi fuqishëm nga të gjithë shqiptarët dhe mbarë bota me qëndrimin tonë në parlament.
Data 8 dhjetor është shumë e rëndësishme për PD, por duket se PS po e merr vëmendjen e 8 dhjetorit me kongresin e saj. Çfarë do të bëjë në 8 dhjetor?
Një maskë mafioze nga Edi Rama, ajo që bën ai. Kurse PD do të vazhdojë në traditën më të shkëlqyeshme të 8 dhjetorit të përmbysë diktaturën e sotme.
Ka një grup të veprimeve operative që cakton detyrat, nuk jam unë ai që mund ti japë përgjigje kësaj. Mirupafshim. /A2cnn
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...