Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës që po mbahet në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonida Avdia.
“Kështu është në kodin qeverisjes, përgjegjësia në këtë rast është ligjore dhe morale por dhe nëse nuk do të kishte përgjegjësi penale, përgjegjësia morale do ta detyronte ministrin të dorëheqje.
Ndodhi një ngjarje nga më tragjiket. Një skafist i qeverisë në një distancë 3-4 metra nga rëra bloi një fëmijë 7-vjeç me helikat e skafit të tij. Ministri minimum është dorëheqja”
Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarët, për një kauzë shumë të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë.
Qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik.
Atëherë ai vendosi të përdorë epitete, një njeri me probleme të rënda mendore, por morale më shumë, jo vampir apo tjera. Ndërkohë mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë, ndjeshmërinë e madhe dhe revoltën, sepse kjo vogëlushe u blua nga skafi vetëm 2 metra larg bregut, ku një skaf nuk mund të shkonte, por veç i qeverisë.
Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend.
Nuk them që policia nuk ka përgjegjësi. Unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Ai e ka shkarkuar këtë polic muaj më parë, por e kanë kthyer. Të dhënat paraprake janë që e kanë kthyer ministra në punë atë.
E vështirë që të reflektojë qeveria, por i ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestën dhe ti imponojnë qeverisë të reflektojë.
Ikja e Çuçit është në këtë linjë sepse është ministri përgjegjës për të. Keni dhe rastet e tjera. Ai sillet, si të thuash. A nuk ndodhi në maj, Ilvi Meta që u var në qeli, e morën në komisariat se vodhi një derë. Ky që merr 400 milionë euro, nuk i ndodh asgjë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen. Rasti i të riut në Durrës, që nuk kishte asnjë roje bregdetare. Politika është dhe do të jetë gjithmonë në qendër të problemit, – tha Berisha.
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...