Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 80-vjetorin e lindjes.
Ky përvjetor e gjen kreun e opozitës në arrest shtëpie, ku ndodhet prej dhjetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ia dedikon këtë ditë të veçantë betejës, sikurse ai e quan, për të fituar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Teksa shprehet se është ngjitur në majën më të lartë në jetën e tij, ai thotë se “nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores”.
“Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.
Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!
Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterreshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores”, shkruan Berisha në Facebook./Arbresh.info/
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...