Komisioni i Rithemelimit ka publikuar rregulloren e garës për kreun e PD.
Rregullorja u preznatua nga Eno Bozdo, ndërsa sot është afati i fundit për aplikuesit.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha është i vetmi që ka zyrtarizuar kandidaturën për të marrë drejtimin e PD-së. Fatbardh Kadilli dhe Edvin Kulluri u tërhoën nga gara, duke e cilësuar atë si të pabarabartë. Zgjedhjet për kryetarin e ri do të mbahen në 22 maj, siç u vendos në Kongresin e PD, organizuar nga “Rithemelimi” më 30 prill.
Rregullorja e plotë:
Procesi zgjedhor për Kryetar të PDSH garanton parimin e konkurrimit të lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve si dhe kontrollin e tyre mbi mënyrën e realizimit të tij.
Zgjedhjet bëhen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë, sipas modaliteteve të parashikuara në këtë udhëzim.
Anëtarët e partisë me të drejtë vote e ushtrojnë lirisht të drejtën e votes. Kandidatët ftohen të paraqesin programin e tyre përpara strukturës së partisë dhe anëtarëve të partisë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, i mundësojne çdo kandidati akses të barabartë në garë.
Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor.
Çdo kandidat ka të drejtën të caktojë pranë KOKOE, brenda datës 10 maj 2022, një vëzhgues të tij të përhershëm.
Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e Komisionit. Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen të Komisionit dhe merr fjalën sa herë e kërkon për të parashtruar kërkesa, propozime apo ankesa.
Në Komisionet e Votimit dhe të Numërimit në degë, çdo kandidat ka të drejtën të caktojë një përfaqësues në Komision. KOKOE ka përgjegjësinë të japë akses të plote dhe të menjëhershëm çdo kandidati në listën zgjedhore.
Ky akses fitohet menjëherë pas regjistrimit të çdo kandidati nga KOKOE. Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike merr masat për pasqyrimin e barabartë të fushatës zgjedhore të secilit kandidat duke shpërndarë zyrtarisht çdo njoftim të kandidatit apo çdo përmbledhje të takimeve të tij.
Secili kandidat ka të drejtë të përdorë mjediset e selisë qendrore të Partisë Demokratike apo selitë e Degëve të partisë në rrethe për aktivitete të tij gjatë fushatës zgjedhore apo për komunikimin me mediat. Kryesitë e degëve marrin masa për plotësimin e kësaj pike.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...