Google ADS

Berisha e Basha fituan një ishull për marrëveshjen e detit

14:48 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Me anë të një postimi në Facebook, avokati i njohur Spartak Ngjela ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai ka rikthyer në vëmëndje mërrëveshjen e detit me Greqinë ku deklaron se si shpërblim Berisha e Basha kanë marrë një ishull grek dhe një shumë parash.

STATUSI I PLOTË

Marrëveshja e detit dhe shqiptarët e Ballkanit.

Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve si Arbëri është fshehur nga fuqitë e mëdha europiane në 200 vjet rresht. Tani gjithçka po shkon drejt të vërtetës.

l. Sot ka dalë frika e shqiptarëve e imponuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor: Çamëria po flet shqip hapur. Edhe Maqedonia gjithashtu. Edhe Mali i Zi.

Shqipëria sot ka dy kryeqytete në Ballkanin Perëndimor, Tiranën dhe Prishtinën; dhe ka dhe dy aleatë të mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë.

Sot po vdesin nga frika ata që bënë marrëveshjen e detit me Greqinë.

ll.Marrveshja e detit, në një prizëm perëndimor të korrupsionit ndërshtetëror internacional, mund të fundosë kryeministrin grek Karamanlis, kryeministrin shqiptar, Berisha, ministren e jashtëme greke, Bakojanis, dhe ministrin e jashtëm shqiptar, Basha. Por ndoshta dhe shumë të tjerë.

Ka të dhëna se dy shqiptarët, Berisha, Basha, janë blerë nga grekët. Flitet për një ishull grek dhe një shumë tepër të madhe.
Shenjat tregojnë se kryeministri aktual grek e ka kapur këtë kartë dhe kërkon të shkatërrojë Demokracinë e Re, e cila ka ngjitje në sondazhet e fundit.

Por nuk është vetëm interes politik i kryeministrit Cipras, por edhe interesi i perëndimit atlantiko-gjerman që ka kapur faktet.
Të shohim sesi do të precipotojnë ngjarjet.

Po Rama, do ta mbrojë prapë Saliun?

Prisni se do të shikoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme