Duke komentuar shkarkimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ashtu siç e akuzuan Dritan Zaganin si spiun të italianëve nesër mund ta akuzojnë atë për agjent francez apo amerikan.
Berisha tha se nuk e njeh Nanon, por deklaroi se ai ka denoncuar një krim duke nënvizuar se Durrësi ka 2 muaj që është pa drejtor policie, kjo pasi aty drejton krimi dhe se së shpejti aty do të shihen nëndetëse me drogë.
“Durrësi ka dy muaj pa drejtor policia, s’ka se aty është drejtor krimi. Ky Gledis Nano po del si Zagani, Dritani ishte një oficer kurajoz, unë këtë nuk e njoh.
Dritanin e akuzuan për spiun italian, Dritani kishte detyre të bashkëpunonte me autoritetet italiane që kishim marrëveshje. Këtë tani nesër pasnesër do ta akuzojnë për agjentë francezë ose amerikan.
Çfarë sekreti na qenka që na janë dekonspiruar operacionit. Ai ka denoncuar një krim që duhet denoncuar publikisht. Operacionit kundër drogës i dekonspiron këshilltari i ministrit dhe ministri.
Së shpejti këtu do të shihen nëndetëse drogë. Nuk ka kontroll këtu, as radarët nuk funksionojnë. Kanë protestuar për skaner, por qëllimi i atyre skanerave kishte qëllim drogën.
Ne kemi detyrim madhor të mos eksportojmë krim tek partnerët tanë. Kjo është detyra kryesore. Kurse sot ju garantoj se eksporti kryesor i Shqipërisë është krimi dhe droga”, – tha ndër të tjera Berisha. /lapsi/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu