Google ADS

Berisha del nga selia, u bashkohet protestuesve

19:42 | 7 Korrik 2022
L G

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur prej tij ka nisur zyrtarisht.

Berisha i është bashkuar turmës së qytetarëve. Ai shoqërohet nga nënkryetari Luçiano Boçi dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri do t’u bashkohet qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

“Shqipëria në rrezik: Mos thuaj ç’më duhet mua”, është slogani i protestës së sotme thirrur kundër qeverisë. Qëllimi i demokratëve sikurse e kanë deklaruar është largimi i Edi Ramës.

Në protestën e sotme do të ketë një sërë fjalimesh dhe do të mbyllet me atë të ish-kryeministrit Berisha./abcnews.al

Të ngjashme