Kryetari i PD, Sali Berisha i cili është dhe njëkohësisht dhe kreu i opozitës në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie Presidentin, Lali Vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe me radhë.
Berisha bëri me dije se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA dhe vendeve perëndimore, e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka qenë dhe mbetet e vendosur gjithnjë për të vazhduar në këtë rrugë bashkëpunimi miqësie në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin bilateral.
Fjala:
Të dashur demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të shpresës, të të ardhmes së shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore ju dhe mbarë shqiptarëve, të cilët po presin me padurim 20 shkurtin, ditën e ngadhënjimit të tyre.
Të dashur miq, sot në Shqipëri erdhi kryediplomati i SHBA, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA dhe vendeve perëndimore, e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka qenë dhe mbetet e vendosur gjithnjë për të vazhduar në këtë rrugë bashkëpunimi miqësie në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin bilateral.
Asgjë nuk lëkund qëndrimet tona, qëndrimi ynë pro-perëndimor buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar.
Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashta e një sekretari shteti që nga viti 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë, e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste.
Sepse për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie. Presidentin, Lali Vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe me radhë.
E vërteta është se nuk mund të them se ai do donte një protokoll të tillë./syri.net/
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar