Berisha: Bie mbështetja e austriakëve për Shqipërinë në BE, Rama përgjegjës

00:15 | 25 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Sali Berisha e ka cilësuar si alarmante sondazhin e bërë publik nga mediat austriake, ku ka rënë mbështetja për Shqipërinë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se rënia e mbështetjes për Shqipërinë, vjen pas nismave të fundit të Edi Ramës, si legalizimi i kanabisit dhe amnistia fiskale.

 

Postimi i Berishës:

Nje renie katastrofale!

Bie nga 35 ne 14% brenda pak muajve mbeshtetja e austriakeve per antaresimin e Shqiperise ne BE.

Miq,

Sipas nje sondazhi te fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) ne muajin korrik, te botuar ne gazeten Die Presse per anetaresimin e Shqiperise ne BE, shifrat kane rene nga 35 per qind qe ishte ne prill në 14 per qind ne korrik.

Kjo renie katastrofale, me 1.5 here brenda disa muajve, e mbeshtetjes per anetaresimin e Shqiperise ne BE eshte shume e rende.

Ajo lidhet me nxirjen e imazhit te vendit nga Edi Rama me nismat e tij te fundit per legalizimin e droges dhe amnistine fiskale per parate e krimit. #sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme