Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka dhënë një intervistë për “Kjo Javë me Nisida Tufën” në “News 24”.
Në këtë intervistë, Berisha ka folur për kompromiset me kryeministrin Edi Rama dhe ka treguar se si mund të dilet nga kriza politike.
Si do ta komentonit ju takimin mes z.Rama dhe z. Basha? U fol se do të kishte një marrëveshje por nuk u arrit gjë.
Berisha: Ata që e njohin Edi Eamën, e dinë se Edi Rama dhe marrëveshja janë dy gjëra të kundërta. Edi Rama di marrëveshje vetëm ate që i intereson atij. Unë e kam provuar atë gjatë ndryshimit të Kushtetutës që bëmë, por unë nuk isha maksimalist. Natyrisht ato ndryshime nuk them që nuk i konvenonin PD dhe qeverisë, po i konvenonin po kaq ndoshta pak më shumë dhe Edi Ramës. Dhe aty ramë dakord se cdo hap tjetër që unë përpiqesha të shtyja për të përmirësuar më tej kushtetutën ai ishte kategorik. Me Edi Ramën duhet patur një gjë parasysh, se nuk ka kurrë marrëveshje me dialog sepse ai nuk e njeh dialogun. Ai është një person shumë shumë instabël me këtë. Me këtë nuk dua që nuk duhet ulur, nuk dua të them që duhet injoruar dhe përjashtuar, por gjuha e vetme që ai njeh është gjuha e imponimit nga qytetarët shqiptarët.
Cfare shihni ju si zgjidhje të krizës?
Berisha: Unë absolutisht, duke mbështetur cdo perpjekje për dialog, unë personalisht më duhet të them se vetëm revolucioni do mund ti imponojë Edi Ramës një kthesë lens non volence, don apo s’don thotë latini.
Po kur flasim për mosbindje civile, që ju e lakoni shumë z. Berisha?
Berisha: Vetëm ajo është, janë 55 e ca forma të mos bindjes civile. Ato do ta detyrojnë Edi Ramën, sepse qytetarët duhet të vendosin. Edi Rama cfarë tregon deri tani? Edi Rama tregon deri tani se është i vendosur të asgjesojë pluralizmin. Nuk ka vepër më kriminale që mund të imagjinohet se sa një kryeministër që thotë unë do shkoj pa opozitën dhe do e krijoj opozitën thotë. E di ç’bëri Ramiz Alia në vitin 1990? Nën shembullin e Milloshevicit, se jugosllavët i kishin, futi dhe shndërroi në subjekte elektorale levat e partisë; gruan, bashkimet profesionale, frontin, rininë e me radhë. Ky është pluralizëm tha. Mirëpo në politologji, në doktrinë, ky quhet pluralizëm burokratik.
Edi Rama i dha LSI-së presidentin për ta mbajtur në opozitë. Pra për të krijuar opozitën e tij. Edi Rama, ka mbush fishat këtu, ka mbush fisha për të krijuar partitë satelito opozitare. Pra tani, pasi e kanabizoi vendin, pasi e shndërroi në narko-republikë, tani po krijon edhe narko-opozitën. Po krijon opozitën e narko-republikës. Janë këto qëndrime, të cilat e bëjnë të pashmangshëm ballafaqimin.
Keni thënë në fjalimet tuaja se nëse ecet me këto ritme, Edi Ramën e pret fataliteti, tingëllon si kërcënim, cfarë do të thotë kjo?
Berisha: Jo nuk e kam aty, ai ka një problem ju e dini. Po të hyni të lexoni për historinë e tij, ky, njerës prej gazetave më të mëdha italiane i ka thënë se jo një herë por disa herë kam bërë tentativë për vetëvrasje. Se kur e lëshojnë nervat atë e lëshojnë atë pastaj. Ky është fatalitet. Ky quhet fatalitet në terma social, dhe kjo absolutisht do ti ndodhë, ose do ta krrehin! /albeu.com
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...