Google ADS

Berisha: Bashës i thanë, ose përjashto Berishën, ose do arrestohesh!

00:05 | 28 Janar 2022
Trina Galanxhi

Berisha ka lëshuar sërish akuza të forta ndaj Lulzin Bashës në ‘Opinion’.

Ish-kryeministri deklaroi se ish-ambasadori amerikan, Donald Lu i ka sjellë në zyrë dosjen “Muzin” në ngarkim të Lulzim Bashës, ku sipas tij, e implikonte kryedemokratin në pastrimin e parave.

Më tej, Berisha shprehet se për disa kohë, Basha nuk mundej të shkonte në SHBA.

“Dosja ‘Muzin’ i është dhënë raporti i huaj një gazetari dhe ai e ka bërë publike. Dosja nuk bazohet nga raporti. Donald Lu më solli dosjen mua. Por pretendonte, për mua se ato para ishin para ruse. Ato nga Skocia, një kompani e krijuar në seashell ishte blerë nga një skocez por ishin nga dy rusë. Problemi është tek dosja Muzin. Në dosjen që solli Lu, kishte një document të MInistrisë së Drejtësisë për Nick Muzin që ishte lobist i Lul Bashës. Nick Muzin në dëshminë e parë kishte treguar vetëm këto, por në dëshminë e dytë sipas raportit që u publikua nga media, Muzin i tregoi të gjitha. Dhe kur Prokuroria e Tiranës po e hetonte Bashën për larje parash, kërkoi dosjen Muzin. Muzin tregoi në dëshminë e dytë të vërtetën sepse u kap në çështjen flin albtekin, dhe deklaroi të gjitha.

Nuk kërkoi më të mbrojë klientin. Pas ii tregoi të gjitha, dosja erdhi këtu. U thirr Lul Basha në prokurori.Raporti, o largo Berishën, ose je këtu dhe atje në biruc.Atje nuk shkonte dot. Unë po them se çfarë thoshte raporti i huaj. Nuk është kundërshtuar nga askush. Unë dija ato që më kishte thënë, nuk dija që kishte shkelur çdo ligj të transferimit të parave. Më kishte thënë se ato para u mblodhën në Diasporë dhe u paguan këtu. Unë besova ato që më tha. Nuk është e shpikur dosja Muzin. Atij, për dy vjet ose më shumë nuk shkoi në SHBA. U mat dy herë që të shkojë por nuk u nis. Raporti ndërkombëtar nuk erdhi kurrë në Prokurori, por erdhi në Ambasadën amerikane” – tha Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme