Nga Rrogozhina, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një dhe të pandashëm.
“Me bisht ndër shalë voton vetingun, që e kishte quajtur aktin më mafioz,” tha Berisha.
Më tej ai u ndal te hetimet e Belgjikës për Lulzim Bashën, duke theksuar se kjo dosje nuk mbyllet dhe se belgët kanë të drejtë ta arrestojnë.
“U ngrit në një rast të vetëm në historinë e jetës së tij në parlament dhe deklaroi se do vinin paratë me Toyota. Ditën e shtunë, paratë erdhën, ata që duhej të shkonin, nuk shkuan dhe nuk u arrestuan. U hap hetimi, Edi Rama ia mbylli dosjen.
Por ka një dosje që nuk e mbyll dot Edi Rama dhe kjo është dosja belge. I them Mister Bravës, bëj fotografi me cilin të duash, po dosja e Belgjikës dhe lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e diellit. Nuk ka forcë në botë që pengon prokurorinë dhe hetimin belg.
Kur doli pas dy orësh hetimi, në të cilën u thanë dy gjëra, ky gënjen nën betim. Por problemi është se në drejtësi dënohesh po gënjeve nën hetim. E dyta, i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli e tha se kam besim të madh te njerëzit e ndershëm të BKH dhe SPAK. I thotë palës belge që nuk keni juridiksion të më hetoni mua.
I them që kanë të drejtë të të hetojnë dhe të të arrestojnë. Sepse ka një konventë evropiane, në të cilën Shqipëria është palë dhe është e detyruar të ofrojë çdo ndihmë juridike. Prandaj lëri ato,” tha Berisha./lapsi.al/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...