Ish-kryeministri i Shqipërisë tha se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por theksoi se ai nuk shkon në këtë vend prej disa vitesh.
Berisha tha se gjithçka ka bërë Basha e ka bërë vetëm në interesin e tij personal, ka disa vite që nuk shkon në SHBA.
“Unë di këtë: Që ai me mua ka bërë një bisedë tre ditë përpara, ku më thotë se “Si do ia bëjmë se na del problemi i atij ligjit”. “Cilit ligj?”, i them unë? “Ligji i dekriminalizimit”, i them unë “Nuk ka asnjë lidhje”, sepse dekriminalizimi po ta lexoni, është për gjëra konkrete, kurse ky është në përgjithësi dhe ti s’mund të dënosh njeri pa prova e fakte. Në qoftë se e bën këtë, transferon sovranitetin në një vend tjetër”, shtoi Berisha.
Ish-kryeministri tha se PD-ja që e ka drejtuar ai ka qenë vetëm sovrane.
“Unë mendoj që kurrë nuk ka bërë , nuk ka marrë masa pse ka thënë ky apo ai dhe kam patur marrëdhëniet më të shkëlqyera dhe sovraniteti ka qenë sovranitet. Unë kam patur këtë parim dhe ky parim më ka detyruar rasti t’ia them edhe zyrtarëve më të lartë të botës, dhe unë këtë pa dhënë dorëheqjen nuk e bëj dot. E kam me dëshmitarë, jua kam thënë edhe njëherë këtu”, tha tutje Berisha në Zonë e Lirë.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...