Google ADS

Berisha: Basha, gënjeshtar i rrethuar në bunker

17:37 | 3 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Lulzim Basha e akuzoi se i dorëzoi Partinë Demokratike Ilir Metës, por ish-Kryeministri Berisha iu kundërpërgjigj duke e cilësuar gënjeshtar.

“A mund t’i përgjigjesh njeriut që ju servir ju jo 7×7=42 po 1958 për 5004, një njeriu që jeton i rrethuar si në bunker”.

Si kandidatë përfaqësues të demokratëve në zgjedhjet e pjesshme vendore tha se vendimin e mori anëtarësia, duke ironizuar të zgjedhurit e Lulzim Bashës në garën e 6 Marsit.

“Përgjigje personale për këta nuk kam, kam komentin e përgjithshëm që ata janë kandidatë të Lul Bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e Pd kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyer dhe kandidatët e fitores të paraqitur para jush 3 ditë më pare”.

Sërish doli në mbrojtje të banorëve të “5 Majit”, të cilët edhe këtë të enjte protestuan përpara Parlamentit, duke e cilësuar mashtrim dokumentin që tha se po u serviret për t’u nënshkruar.

“Megjithëse kanë rritur katet nga 7 në 35, kjo sërish nuk i lejon qeveritarët të bëjnë marrëveshje me banorët, por i mashtron ata duke u kërkuar një vetëdeklarim të noterizuar”.

Tonet i përshkallëzoi edhe nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar Kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën si të përfshirë në aferën e ndërtimit të kullave në zonën e “5 Majit”.

“Kjo është një vjedhje e pangopur. Prapë nuk ngopen së vjedhuri ndaj qytetarëve. Ky është një akt në të cilin oligarkë të kreut të Meduzës dhe Lulzim bravës, pengut të tij, kanë bashkuar ryshfetin, vjedhjen”./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme