Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdari me datë 11 dhjetor, në Kuvendin Kombëtar do të shpallet President Nderi i Përjetshëm i kësaj partie.
“Kam kënaqësinë t’ju informoj ju dhe gjithë demokratët në të gjithë Shqipërinë se në Kuvendin e datës 11 dhjetor, tribuni i pluralizmit shqiptar dhe themeluesi i PD-së, Azem Hajdari do të shpallet president nderi i përjetshëm i kësaj partie”, tha Berisha në Librazhd.
Berisha tha se gabimi demokratëve gjatë këtyre tetë viteve është largimi nga shtyllat kryesore të saj, siç janë të përndjekurit politikë, pronarët dhe vlerat konservatore në Shqipëri dhe në botë.
“Ju me të drejtë, rikujtuat ’97, unë u them demokratëve në qoftë se PD mbijetoi në atë periudhë, mbijetoi mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politikë. Ata qëndruan të pamposhtur. Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre. Nuk harroj qëndresën e tyre, në çdo vështirësi që mund të binin, ata ishin të palëkundur dhe të pamposhtur. I pamposhtur ishte Pjetër Arbnori, i pamposhtur ishte Ali Spahia. Ishte një periudhë e vështirë, pasi u bë gjithçka që të asgjësonin PD-në sepse ata nuk i falnin asaj asgjësimin e diktaturës. Ata donin të vazhdonin në Shqipëri. Përmbysja e pushtetit ishte problemi apo çështja që i bënte më hakmarrës së kurrë. Të përndjekurit politik, ishin mburoja e PD. Ne për këtë arsye do kthehemi tek vlerat tona”, tha ish-kryeministri.
Berisha tha se PD do të kthehet si forcë konservatore e fuqishme që do e përmbysë pushtetin.
Azem Hajdari ishte udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998. /tch/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit