Google ADS

Berisha: Amnistia fiskale, goditje për bizneset e ndershme

12:42 | 15 Korrik 2022
E.H

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se amistia fiskale është një akt me pasoja katastrofale për rendin dhe sigurinë e biznesin në Shqipëri.

Ai nënvizoi se kjo amnisti do të godasë bizneset e ndershme, ndërsa do të ulë reputacionin e vendit.

“Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizojë paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën shtesë që mund të bëjë, me punën e ndershme, qoftë edhe të paregjistruar, të mund të sigurojë 2 milionë euro kursime, është gjithçka që ka vetëm një synim që ‘çunat’ të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati e cilëson aministinë një shpërblim për ata që merren me trafiqe kriminale. /euronews/

Të ngjashme