Berisha akuzon ambasadoren amerikane për manipulime kundër opozitës

17:08 | 1 Shkurt 2023
KRG

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi sot Ambasadoren Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha deklaroi gjithashtu se opozita do ndërmarrë revolucion që do njohë vetëm fitore.

Berisha ka akuzuar ambasadoren Kim për sulme ndaj opozitës dhe e krahasoi me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Cherles McGonigal.

“Sulmet ndaj opozitës, të McGonigal-it me fustan, krahasuar me McGonigal-in me kollare, si mekanizëm njëri u mor me manipulimin, por nuk është marrë me më pak manipulime kundër opozitës zonja Kim. Duke thirrur deputetët për t’i përpunuar dhe manipuluar. Nuk është marrë me më pak manipulime duke i dërguar Sali Berishës mesazhe kërcënuese të turpshme. Nuk është marrë me më pak manipulime duke përdorur citate të Enver Hoxhës kundër popullit opozitar”, tha ai.

Në fjalën e tij, Berisha tha se grupi parlamentar ka detyrën e madhe për të hyrë në debat dhe dialog intensiv me zgjedhësit. Ai akuzoi gjithashtu kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.

“Ju duhet të sqaroni zgjedhësit se ata nuk e dinë se në ç’mënyrë të turpshme dhe banditeske, sillet me urdhër të Edi Ramës, Linda e parlamentit. Duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve shqiptarë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë, kërkuam debat, firmosëm për të kërkuar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet mes dy vendeve. Çfarë u bë? Refuzuan në mënyrë antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale dhe staliniste propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar”, tha Berisha. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme