Nga Shkodra, Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, akuzoi kryeministrin se, sipas tij, ka dhënë me koncesion edhe Policinë e Shtetit te krimi.
“Tani policinë e dhanë me koncesion te baronët e drogës. Kushdo prej tyre merr repart police. Ka filluar betejën me katet”, tha Berisha.
Teksa foli për situatën në opozitë, Berisha u shpreh se ajo është më e fortë se kurrë më parë.
“Pas 7 korrikut, njeriu i vetëm që nuk foli dot gjysmë fjale ishte Edi Rama. Ai që çdo ditë përgojonte dhe fliste, për nja 3 javë e harroi fjalën opozitës dhe do t’i ndahet fryma edhe më shumë në javët që vijnë. Ai pa një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr. Opozita sot është më e fortë se kurrë. Ka shumë punë për të bërë, por ajo që u arrit e dëshmon atë më të fortë se asnjëherë më parë. Nga ky stacion, opozita duhet të bëjë gjithçka dhe po punohet shumë në këtë drejtim. Unë jam optimist. Te Rama shihni një njeri totalisht të çekuilibruar, duke i lejuar vetes në parlament një gjuhë që nuk e sheh në planet. Merr vendime të diktuara nga krimi”, tha Berisha./A2
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...