Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka treguar 3 arsyet për të cilat beson se mund të jenë shkaqet përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta shpallin “non grata”.
Sipas tij, një ndër to është edhe qëndrimi që Berisha ka mbajtur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Sali Berisha: Çfarë bëri Knuti? Mblodhi 5 OJF dhe çfarë ju tha bashkëpunëtori i Sorosit? Berisha tha është i lidhur me Putinin. Ato vdiqën gazi aty që ishin edhe të majtë i thanë Knut këtë mos e thuaj se nuk e beson njeri.
Blendi Fevziu: Z.Berisha mos shkojmë tek Knut mbetemi tek Departamenti Amerikan i Shtetit, si mendoni ju që George Soros ka influencuar politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Sali Berisha: A mund të më thuash kush e ka bërë projektin e ndarjes së kufijve të Kosovës? A e ka bërë “Fondacioni i hapur”? A mund të më thuash kush e bëri projektin e Reformës në Drejtësi?
Blendi Fevziu: Ka marrë pjesë, nuk e ka bërë Soros projektin, i ka dalë për zot Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.
Sali Berisha: Shko merrja Eduart Halimit projektin e reformës, e ka hartuar grupi i Sorosit.
Blendi Fevziu: Po pse do vendoste Sorosi t’ju ndalonte juve dhe pse Departamenti i Shtetit do të ishte nën ndikimin e George Soros?
Sali Berisha: Jo, nuk thashë që ka vendosur Sorosi. Unë të thash që kjo është goditje e mirfilltë politike.
Blendi Fevziu: Po për cilën arsye? Çdo goditje e ka një arsye.
Sali Berisha: Për arsye se qëndrimet që unë kam mbajtur nuk janë pëlqyer. Qoftë për ndryshimin e kufijve, qoftë për Sorosin, qoftë për denoncimet e veprimeve antikushtetuese me Reformën në Drejtësi.
Blendi Fevziu: Po s’jeni i vetmi që e keni bërë këtë?
Sali Berisha: Ai besoj se e ka cituar aty.
Blendi Fevziu: Ai citon një gjë tjetër. Në gjykimin tim z.Berisha ka një perceptim te trupi diplomatik që nuk ka ndryshuar tek të huajt, por dhe në Shqipëri, që dhe mbas largimit nga Partia Demokratike ai që ka diktuar rrugën radikale të Partisë Demokratike. Për të mos votuar në fillim ose për të rezistencë në Reformën në Drejtësi, për largimin nga Parlamenti, për mospjesëmarrje në zgjedhje keni qenë ju dhe jo zoti Basha, për çadrën e vitit 2017-të.
Sali Berisha: Që të gjitha këto janë absolutisht të pavërteta. /tvklan
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...