Berat: Lumi Osum del nga shtrati, uji vërshon në qytet

23:17 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Gjendja paraqitet e rënduar në Berat, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum.
Referuar të dhënave të para, lumi ka vërshuar drejt qytetit, duke kërcënuar seriozisht dhjetëra banesa dhe biznese.

Dalja e këtyre lumenjve pritej dhe më herët, pasi autoritetet shtetërore kishin paralajmëruar qytetarët për përmbytje në Berat, Fier e Vlorë, tre rrethet që preken më shumë nga Vjosa dhe Osumi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në qarkun e Beratit ka pasur përmbytje tokash e banesash dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, shkruan Opinion.al.

Deri tani pjesa më e prekur nga përmbytjet ka qenë Shqipëria qendrore me zona si Kruja, Fushë-Kruja, Kurbini, Tirana (periferia), Durrësi etj./opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme