Benet Beci, kandidati i Partisë Socialiste për Shkodrën, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët e këtij qyteti.
Beci tha se çdo takim ka vlerë, jo vetëm për të treguar ofertën e tij por edhe për të kuptuar se i përmbush nevojat dhe pritshmëritë e qytetarëve.
“Me qytetarët e Shkodrës. Çdo takim ka vlerë jo vetëm për të treguar se cila është oferta ime, por edhe për të kuptuar sa i përmbush ajo nevojat e pritshmëritë e tyre”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Facebook”.
Tutje ai tha se është falënderues për çdo mendim e çdo shtrëngim duarsh.
“Falënderues për çdo mendim e çdo shtrëngim duarsh. Edhe për çdo batutë që nuk mungon kurrë e na bën të gjithëve me qeshë. Bashkë mund të bëjmë punë të mira për Shkodrën. Ju e keni në dorë”, ka shkruar tutje Beci./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...