Google ADS

Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë Tiranë

16:08 | 27 Tetor 2022
KRG

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi konfirmoi sot kandidaturën e tij në primaret e kësaj force politike për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një konferencë për mediat, Këlliçi hodhi akuza ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Veliaj kërkon të shfrytëzojë këtë pushtet, i duhet bashkia për një mandat të tretë, që këtë model të vjedhjes ta rrisë akoma më shumë. E kam të papranueshme të mbetem një dëshmitar okular i kësaj katastrofe në Tiranë”, tha ai.

“Të rinjve këtu u duhen tre jetë për të blerë një apartament. Veliaj është i vetmi njeri që mund të ketë konkurruar Ramën për abuzim me detyrën, për instalimin e një modeli të mbrapshtë. Ai dhe modeli i tij duhet larguar një orë e më parë”, u shpreh Këlliçi.

“Unë kandidoj në këto primare për zgjedhur vendorë, pasi besoj se për të administruar Tiranën duhet të fitosh si fillim besimin e forcës politike ku adreon, të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Në ndryshim nga Ervin Veliaj, ecuria ime në politikë është vetëm nëpërmjet garës dhe votës së lirë”, tha më tej deputeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme