Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht këtë të diel në aeroportin e Rinasit.
Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.
Altin Kuqi, njëri prej qytetarëve tha se kjo kërkesë “last minute” ka shkaktuar rritim te shumë nga pasagjerët.
Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europiane.
Deri tani nuk ka asnjë lajmërim apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem./lapsi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...