Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bashkë me kryeministrin Zoran Zaev sot kanë bërë mbikëqyrje të gjendjes momentale të terminalit doganor në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.
Me hapjen e terminalit, siç dihet, “do të mundësohet kontrollim I plotë elektronik i dokumenteve, kompatibile me vendet e BE-së”.
“Në vitin 2018 këmbimi i përgjithshëm tregtar me Shqipërinë ka qenë 166.1 milionë dollarë dhe është realizuar rritje e këmbimit bilateral tregtar prej 15.7 për qind. Me sistemin one-stop-shop në vendkalimin kufitar në Qafë Thanë bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik do të rritet, rrjedha e mallrave dhe shërbimeve do të jetë i shpejtë, efikas dhe i sigurt”, është shprehu me këtë rast ministri Bekteshi, duke shtuar se hapja e terminalit do të forcojë gjithashtu këmbimin tregtar të mallrave dhe do të zvogëlojë pritjet në vendkalimin.
Ndryshe, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski sot në Ohër patën takime me dyqanxhinjtë dhe zanatçinjtë në Çarshinë e Ohrit si edhe pronarë hotelesh nga ky rajon. Biseduan për kushtet e punës dhe rëndësinë e masave qeveritare për mbështetje si edhe për mendimet dhe propozimet për zhvillimin e turizmit.
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë