Në emisionin “Opinion”, ka patur një debat mes gazetarit Andi Bejtja dhe përfaqësuesit të PS, Alfred Peza, lidhur me përgjegjësit për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. Bejtja tha se pallateve në Thumanë, duhet t’u ishin vënë shiritat, sepse ishin të dëmtuar dhe se debati duhej fokusuar tek përgjegjësitë dhe jo tek propaganda.
Andi Bejtja: O Fredi, po të them duhej rrethuar pallati në Thumanë. Po flet budallëqe!
Alfred Peza: Ore Bejtje edhe ti fole budallëqe dhe të lashë të flasësh.
Andi Bejtja: Kundërshtoje budallëkun tim, por unë po të them, pallati në Thumanë duhej rrethuar, Kavaleshenca duhej rrethuar. Çfarë po flet o burrë? Dëgjojmë propagandën, tani të dëgjojmë dhe ty.
Alfred Peza: Thamë që në fillim, që nuk jemi dakord, por më lër ta them sipas meje dhe ta ndajë opinioni.
Andi Bejtja: Ti mund të thuash dhe që Fevziu ka flokë, por ai nuk ka…
Alfred Peza: Po të them, që ne duhet ta ndajmë propagandën, komunikimin publik dhe mënyrën si Rama bën lidershipin dhe tjetër gjë është se si shtabi i emergjencës ka funksionuar dhe a po shkon në rregull procesi. Analiza e përgjegjësive, sigurisht që kur ndodh katastrofë e tillë, ka shumë fushëpamje, për të parë edhe elementë të tjerë./tpz
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...